Bota po përballet me variantin Omicron të koronavirusit, i cili ka gjeneruar një valë paniku global: fillimisht në tregje, të cilat u mbytën nga frika e një ringjalljeje jetike të emergjencës Covid, pastaj midis shteteve, me mbylljen e hapësirës ajrore.
Variant i ri i Koronavirusit ka alrmuar të gjithë botën, ndërkohë që ekspertët britanikë kanë njoftuar se dy doza të vaksinës janë të pamjaftueshme kundër “Omicron”. Sipas tyre për të luftuar variantin e ri të Covid-19, të quajtur “Omicron” duhet të aplikohet një dozë e tretë e vaksinës. Albert Burla CEO i Pfizer, theksoi se doza e tretë ndihmon në parandalimin e Omicron.
Ndërkohë nga aan tjetër Agjencia e Sigurimeve Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar theksoi se dozat përforcuese të vaksinës ofrojnë 70-75% mbrojtje kundër këtij varianti të ri të COVID-19.
Në bazë të një analize të kryer në rreth 581 persona të infektuar me Omicron, u zbulua se dy doza të vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer/ BioNTech siguronin nivele shumë më të ulëta mbrojtjeje, krahasuar me mbrojtjen që ofronin kundër variantit Delta.
Ndonëse këto janë vlerësime fillestare pasi mjekët janë shprehur se varianti Omicron kërkon ende studime të mirëfillta.
Gjithnjë e më shumë shtete kanë konfirmuar raste të variantit të ri të virusit Corona dhe vendosin kufizime udhëtimi. Sipas të dhënave të para të mjekëve, pacientët me variantin Omikron shfaqin “lodhje ekstreme”