Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar bilancin e Covid-19 në 24 orët e fundit. Përgjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast vdekje, ndërkohë për sa i përket rasteve të reja të infektimeve nga 1.424 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Në Kosovë sot janë shëruar 10 qytetarë ndërsa numri i përgjithshëm i i të shëruarve është 157.811 persona.
Në total numri i rasteve aktive është 320 persona. Për sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 2.285 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.619.802 doza të vaksinës.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
02 Dhjetor 2021:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.285 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.619.802 doza të vaksinës.
Deri më sot 763.652 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.424 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.811.
Në total numri i rasteve aktive është 320
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!