Skip to content
Bota

Varianti “Omicron”, OBSH: Ja çfarë u ndodh personave që kanë vuajtuar nga Covid-19

· 2 min lexim

“Omicron”, versioni i ri i koronavirusit i Afrikës së Jugut po hyn gjithnjë e në më shumë vende, duke alarmuar në këtë mënyrë gjithë botën.

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë u shpreh se Omicron është një rrezik infektimi edhe për ata persona që kanë vuajtur më parë nga Covid-19.

Përballë kësaj situate OBSH rekomandoi që vendet të mos nxitohen duke bllokuar udhëtimet, por të bazohen në të dhënat shkencore.

Trembëdhjetë pasagjerë që mbërritën në Amsterdam nga Afrika e Jugut rezultuan pozitivë me Omicron.

Po ashtu, në aeroport policia ndaloi një çift që u arratis nga karantina që ishte vendosur në një hotel. Ata u kapën në një avion pak para se të niseshin për në Spanjë.

Ndërkaq Holanda shtrëngoi të premten masat në lidhje me versionin e ri të koronavirusit, madje edhe Japonia ka mbyllur kufijtë e saj për shtetasit e huaj. Kjo masë pritet të zgjasë deri në tre javë.

Presidenti i Afrikës së Jugut ka kritikuar bllokimet e vendeve të tjera, duke u bërë thirrje këtyre shteteve që t’i heqin ato menjëherë.

Tashmë kompania farmaceutike “BioNTech” tha të hënën se ka filluar punën për një vaksinë të përshtatur për variantin e ri të koronavirusit Omicron, që po përhapet më të madhe në vende të ndryshme të

BioNTech nisi të punonte në modifikimin e vaksinës, megjithëse nuk ishte ende e qartë nëse do të ishte e nevojshme të ripërpunonte vaksinën e saj për këtë variant.