Kreu i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin, Michael Granoff është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Now”, me Erla Mëhillin në Euro news Albania.
Duke komentuar raportin e fundit të fundit të Dhomës Amerikane të Tregtisë mbi klimën e biznesit, ai tha se informaliteti, burokracia, korrupsioni, sistem jo funksional i drejtesisë, janë tre nga arsyet pse situata është përkeqësuar.
“Shqipëria përballet me një sërë problemesh kur vjen puna tek klima e biznesit, të cilët nuk janë të reja. Qoftë informaliteti apo korrupsioni, apo secila nga këto gjëra… Sistemi i drejtësisë, tërë këto gjëra janë probleme. Janë probleme të dukshëm. Gjithashtu, nuk janë vetëm një problem shqiptar. Janë probleme që shfaqen kudo, e më vjen keq t’ua them, shfaqen edhe në Shtetet e Bashkuara. Duke cenuar klimën e biznesit edhe në Shtetet e Bashkuara. Ndaj, shumica nga ne, nëpër botë, po luftojnë me këto lloj çështjesh. A e pengojnë ato përparimin ekonomik? A e cënojnë ato përparimin ekonomik? Pa diskutim, e cënojnë. Dhe, është detyra e qeverisë, është detyra e partnerëve, është detyra e institucioneve ndërkombëtare, të përpiqen t’i trajtojnë këto lloj çështjesh. Është gjithashtu detyra e njerëzve si ne të pikasin e të thonë, “Dëgjoni, këtu mund të funksionojmë dot, pasi këto çështje nuk janë shumë problematike, por në vendet ku do të përballemi me to, ndoshta thjesht nuk do hyjmë në atë fushë. U themi njerëzve që, arsyeja përse nuk duam të hyjmë në atë fushë është sepse nuk duam të merremi me çështje korrupsioni. Duam t’iu qëndrojmë larg çështjeve ku do të kemi reforma gjyqësore apo gjëra të tilla. Pra, a është problem që duhet trajtuar? Pa diskutim. Është detyra e qeverisë dhe institucioneve kombëtare të përpiqen të merren me to”, tha ai.
Eur“Gjatë pandemisë së Covid-it kemi nxjerrë shumë mësime. Dikush njëherë tha që çdo krizë ka një të mirë. Një nga mësimet që nxorëm, përmes pandemisë, është fuqia e teknologjisë. Dhe, sesi ndryshimet që kemi pasur në teknologji, edhe që kur ngritëm fondacionin 10 vjet më parë, kanë qenë tepër thelbësore. E ndryshojnë dukshëm atë që mund të bëjmë. Pra, nëse mendoni për atë që mund të bëjë Shqipëria, për të përmirësuar pozitën e saj ekonomike në tërësi, dhe ofruar më shumë mundësi ekonomike për qytetarët e saj, mendoj se një pjesë e madhe e kësaj lidhet me teknologjinë. Përse? Sepse pasi shumë prej kufizimeve për zhvillimin ekonomik në Shqipëri ishin, në disa aspekte, të natyrës gjeografike. Shqipëria është një vend i vogël. Është shumë larg Azisë, shumë larg Shteteve të Bashkuara. Është shumë larg vendeve të tjera. Tani, me atë çka na ofron teknologjia, aftësinë për të bërë, në fakt i eliminon kufijtë. Dikush që jeton në Shqipëri mund të kodojë për Intel në të njëjtën mënyrë sikur të ishte në Lugina e Silikonit. Ndaj, mendoj se një nga sfidat tona, sfidat për qeverinë, është të shohë çfarë ka ndodhur me teknologjinë. Dhe të shohë sesi mund ta përdorim tani këtë mjedis pa kufi për t’iu dhënë mundësi njerëzve të bëjnë karrierë, të kenë punë të mira, arsimim që do t’iu mundësojë të bëjnë gjëra që integrohen me pjesën tjetër të botës, pa u larguar nga Shqipëria.”/Euronewsalbania