Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, ja si paraqitet bilanci i rasteve dhe viktimave

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës informon në lidhje me situatën e Covid-19 në vend.  Sipas njoftimit zyrtar raportohet se në 24 orët e fundit në Kosovë është shënuar një rast viktime nga Covid-19.

Ndërkohë për sa iu përket rasteve të reja nga 1.575 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin  Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.802 doza të vaksinës kundër Covid-19, ndërsa në total prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.609.325 doza të vaksinës

Ndërkohë të shëruarit brenda 24 orëve të fundit janë 8 persona dhe numri i i përgjithshëm i të shëruarve është 157.727.

 Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

24 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.802 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.609.325 doza të vaksinës.  Deri më sot 758.250 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.575 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.727.

Në total numri i rasteve aktive është 327.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!