Një aksident i rëndë dhe tragjik ka ndodhur mëngjesin e së martës në Bullgari.
Si pasojë e përplasjes së një autobusi, kanë ndërruar jetë të paktën 46 turistë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa 7 të tjerë janë plagosur.
Lidhur me kwtw ngjarje ka rwaguar edhe a presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev. Ai shprehet se në këtë kohë të vështirë, Bullgaria solidarizohet me Maqedoninë e Veriut. Më tej ai shkruan, se dhjetëra jetët e humbura është një dhimbje e madhe për dy vendet vëllazërore.
“Në këtë kohë të vështirë, Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut ndajnë pikëllimin, solidaritetin dhe ndjeshmërinë e përbashkët. Dhjetëra jetë të humbura janë një humbje e pafalshme për vendet tona vëllazërore”, thuhet në ngushëllimet e presidentit bullgar Radev.
Theksojmë se midis viktimave viktimave janë 12 fëmijë, 2 prej të cilëve binjakë. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë përgjumja e shoferit, ose një defekt teknik në mjet.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit të së martës.
Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm, Stefan Yanev, është parë në vendin e ngjarjes.
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tashmë po udhëtojnë për në Bullgari, konfirmoi agjencia shtetërore maqedonase e lajmeve MIA.