Disa ditë pasi Austria vendosi kufizime për të pavaksinuarit, shteti ka njoftuar një karantinim të plotë kombëtar duke filluar nga e hëna.
Kancelari Alexander Schallenberg tha se karantina do të zgjasë maksimumi 20 ditë dhe do të ketë një kërkesë ligjore për t’u vaksinuar nga 1 shkurti 2022, shkruan BBC.
Ndërkohë mijëra protestues janë mbledhur në qendër të Vjenës, kundër vendimit të qeverisë për mbylljen dhe vaksinimin e detyrueshëm, si masa parandaluese kundër COVID-19. Mediat e huaja shkruajnë se protesta u organizua nga partia e ekstremit të djathtë FPO.
Qytetarët u mblodhën në zemër të kryeqytetit të shoqëruar me parulla dhe brohoritje “kundër diktaturës së koronavirusit”, “Jo ndarjes së shoqërisë”, shkruhej në disa nga pankartat.
Një mësuese e cila i ishte bashkuar protestës deklaroi se nuk është e drejtë që qytetarëve t’i privohen të drejtat.
“Lockdown” është një përgjigje ndaj numrit rekord të rasteve dhe prej niveleve më të ulëta të vaksinimit në Evropën Perëndimore.
Shumë vende të tjera evropiane po vendosin kufizime ndërsa rastet rriten. Në Austri janë infektuar mbi 1.01 milion banorë që nga fillimi i pandemisë, ndërsa kanë vdekur 11 mijë e 903 të infektuar.
Pas Austrisë, edhe Bavaria ka vendosur karantinë të përgjithshme në prag të muajit të festave të fundvitit për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus. uke iu referuar veçanërisht zonave të Bavarisë me më shumë raste me COVID, kryeministri bavarez Marcus Zeder deklaroi se duhet një frenim emergjent i kësaj situate