Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, situata drejt përmirësimit në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka publikuar të dhënat e fundit e Covid-19 në 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë.

Ndërkohë për sa i përket rasteve të reja, nga 1.474 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Sot janë shëruar 22 qytetarë, ndërsa numri i të shëruarëve në total  që prej fillimit të pandemisë  është 157.570 persona.

Në total numri i rasteve aktive është 407. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.597.345 doza të vaksinës

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

16 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.800 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.597.345 doza të vaksinës.

Deri më sot 751.131 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.474 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.570.

Në total numri i rasteve aktive është 407.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!