Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Presidenti Meta liron nga detyra ambasadorin e Shqipërisë në OSBE

17:29 11/11/2021
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë Igli Hasani, pranë misionit të OSBE dhe organizatave ndërkombëtare në Vjenë.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës:

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, bazuar në propozimin e Kryeministrit, me nr. 4562/1 prot., datë 7.10.2021, ka dekretuar:

Lirimin e zotit Igli Hasani nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare, në Vjenë, rezident.

Kujtojmë se Ambasadori shqiptar në Vjenë dhe presidenti i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, Igli Hasani gjithmonë ka shprehur gatishmërinë për një vizitë ndërmjetësimi në Minsk, gjatë një interviste me median e njohur italiane TPI.

Igli Hasani shpjegon për TPI se përse organizata, tashmë e pranishme në zona të ndryshme konflikti në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore, është mjeti i duhur për të promovuar uljen e tensioneve në Bjellorusi.

TPI: Mosarritja e rinovimit të postit të sekretarit të përgjithshëm e ka lënë organizatën me një zbrazëti të konsiderueshme, në një moment të rëndësishëm. Cilat janë efektet?

Igli Hasani: Fakti që nuk ka qenë e mundur që të rinovohen me konsensus pozitat më të rëndësishme në OSBE është, ndoshta, shenja e vështirësive më të mëdha që diplomacia shumëpalëshe ka përjetuar vitet e fundit. Sidoqoftë, është pikërisht detyra e presidencës, këtë vit në duart e Shqipërisë, që të sigurojë udhëheqjen politike të OSBE-së, veçanërisht në këto situata të vështira.

TPI: Shkurtimisht, cilat janë cilësitë unike të OSBE-së, që e bëjnë atë të përshtatshme për të marrë rolin e nxitësit të dialogut në Bjellorusi?

Igli Hasani: Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve është arsye e ekzistencës e OSBE-së. Këtu rregulli i konsensusit, që, nga njëra anë, e bën të vështirë marrjen e vendimeve, dëshmon se është një pikë e fortë: duke qenë në gjendje të ndërhyjnë me të drejtën e vetos në çdo kohë, disa qeveri kanë besim më të madh në ndërmarrjen e ndërmjetësimeve të lehtësuara ose të proceseve të pajtimit kombëtar nga OSBE-ja, në krahasim me organizatat e tjera. Gjithashtu, OSBE-ja ka një përvojë të madhe në ndërmjetësim dhe fleksibilitet të gjerë në mjetet që mund të vendosë, nga dërgimi i përfaqësuesve specialë, deri në nisjen e misioneve në terren, madje edhe brenda një kohë shumë të shkurtër.

Të lidhura

Stina e verës në Evropë po zgjatet, Tirana e Athina qytetet me 143 ditë me nxehtësi ekstreme
Aktualitet

Stina e verës në Evropë po zgjatet, Tirana e Athina qytetet me 143 ditë me nxehtësi ekstreme

Moti i nxehtë po zgjatet ndjeshëm në qytetet evropiane, duke ndryshuar realitetin klimatik në kontinent. Temperaturat mbi 32°C, që dikur...

13:51 06/07/2025
Dogjën qëllimisht 450 m² tokë, 2 të arrestuar në Finiq
Aktualitet

Dogjën qëllimisht 450 m² tokë, 2 të arrestuar në Finiq

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia në Sarandë, pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme në një sipërfaqe toke...

13:32 06/07/2025
Para
Fqinjët e Bjellorusisë thonë se kriza e emigrantëve rrezikon përplasje ushtarake

Fqinjët e Bjellorusisë thonë se kriza e emigrantëve rrezikon përplasje ushtarake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Stina e verës në Evropë po zgjatet, Tirana e Athina qytetet me 143 ditë me nxehtësi ekstreme

Stina e verës në Evropë po zgjatet, Tirana e Athina qytetet me 143 ditë me nxehtësi ekstreme

13:51 06/07/2025
Dogjën qëllimisht 450 m² tokë, 2 të arrestuar në Finiq

Dogjën qëllimisht 450 m² tokë, 2 të arrestuar në Finiq

13:32 06/07/2025
Dyshohet se konsumoi fostoksinë, ndërron jetë 25-vjeçari në Fier

Dyshohet se konsumoi fostoksinë, ndërron jetë 25-vjeçari në Fier

13:20 06/07/2025
Drogë dhe prostitucion, arrestohen dy kineze në Tiranë

Drogë dhe prostitucion, arrestohen dy kineze në Tiranë

13:00 06/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.