Skip to content
Kosovë

Ngacmoi në rrugë ambasadoren e Luksemburgut, ja si e pësoi shqiptari “guximtar”

· 2 min lexim

Një shqiptar nga Kosova është ndaluar me një kohëzgjatje prej 48 orësh pasi ka ngacmuar ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë.Ngjarja ka ndodhur  në rrugët e Prishtinës, gjatë trafikut, ku personi me inicialet E.H ka shfaqur sjellje  të padëshirueshme ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë.

Ndërkohë që Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit e ka ndërkshkuar shqiptarin me ndalim pre 48 orësh pasi dyshohet për veprën penale “Ngacmimi”, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet E.H., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I dyshuari i lartcekur, më 10.11.2021, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, ka shfaqur sjellje të padëshirueshme të ngacmimit ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë. Ndaj të njëjtit, do të ndërmerren veprime të mëtejme procedural”, thuhet në njoftim

Nuk dimë nëse shqoptari “guximtar” e ka ditur se kush ishte personi që ka pëlqyer dhe ngacmuar apo ka qenë një rastësi e çuditshme.

Kjo duket si një ngjarje e pazakontë për një mabasadore, por  një fenomen  i zakonshëm për vajzat që ndeshen pothuajse çdo ditë  me fjalë ngacmuese në ambientet publike.