Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka ka krahasuar situatën e vetting-ut në Shqipëri dhe Poloni, duke thënë se degradimi i tij në një pazar politik të rëndomtë është një realitet.
Vasili ka vënë në dukje se BE e ka gjobitur me 1 milionë euro Poloninë për mospezullimin e zbatimit të legjislacionit që lejonte influencën politike mbi vettingun, pasi anëtarët zgjidheshin nga presidenti.
Nënkrytari i LSI thotë se drejtësia në Shqipëri kërkon një analizë më të thellë për krizën ku ka hyrë, ndërsa thekson se pas 6 vitesh qytetarët po shohin zero rezultate dhe regres të thellë nga Reforma në Drejtësi.
Reagimi i plotë i Vasilit:
Zgjatja e Ventingut te kapur ne Shqiperi dhe denimi i vetingut politik ne Poloni!
Zgjatja e afatit te te KPK se Vetingut dhe degradimi i tij ne nje pazar politik te rendomte eshte nje realitet, qe mjerisht ka toksikuar te gjithe shoqerine dhe ambientin politik.
Nderkohe qe Gjykata e Drejtësisë Luxembourg dënoi sot Poloninë me 1.000.000 euro ne 8ditë për Çështjen C-204/21 R, sepse nuk pezulloi zbatimin e legjislacionit, qe lejonte influencen politike mbi Dhomen Disiplinore p (Vetingun) pasi anetaret e saj zgjidheshin nga presidenti dhe zgjatja e afatit te Vetingut do te behej serish nga nje organ politik duke cenuar pavaresine e gjyqesorit.
Pra shqetesimi per nje vend te BE-se si Polonia eshte shume serioz dhe denohet fort, mendo Shqiperia qe me kete fare Vetingu politik, qe po ben do te denohej se paku me 100 milion euro ne dite.
Po cila eshte e verteta e Vetingut ne Shqiperi?
Vetingu i lindur kryesisht nga perzgjedhja e kryer nga nje organ politik si Kuvendi i Shqiperise, qe veproi dukshem ne menyre te njeanshme dhe selektive Vetingu u karakterizua ne praktike nga:
A.Kapja dhe nepotizmi i hapur politik, B.aplikimi i dukshem dhe i hapur i dy standarteve
C.Degradimi ne nje Inspektoriat te larte te Deklarimit te pasurive duke perbuzur kriteret e integritetit dhe profesionalizmit,
keto jane dimensionet thelbesore negative, qe kane karakterizuar zbatimin dhe kane tronditur ne themel integritetin e tij.
Po perse kerkohet me kaq ngulm histerik ne Shqiperi zgjatja e KPK te Vetingut?
Arsyeja eshte shume e thjeshte.Vetingu politik sic funksionon aktualisht pra i kapur nga qeveria siguron seleksionimin e gjyqtareve dhe prokuroreve, qe i pelqejne asaj dhe sigurohet pandeshkueshmeria e qeverise per mijra gjera qe rendojne mbi te.
Perse zgjidhja, qe ka Kushtetuta eshte korrekte dhe zgjatja e Vetingut (KPK) abuziv?
Te gjitha momentetet qe lidhen me ndryshimet per Reformen ne Drejtesi per cdo situate te krijuar kane ne Kushtetute mekanizmin e çbllokues.
Edhe vete institucionet e Vetingut u ngriten ne saje te ketij mekanizmi çbllokues pasi shumicat e cilesuara parlamentare nuk u realizuan ne asnje rast.
Por duke e bere Vetingun peng te pazareve politike, mekanizmi çbllokues te cilin Kushtetuta e ka te qarte tani nuk ju pelqen më dhe ju rri ngushte pazarxhinjve politike.
Kushtetuta ja beson vazhdimin e procesit te mbetur te Vetingut KLGJ dhe KLP.
KLGJ dhe KLP sidoqofte jane institucione me te ekuilibruara pasi me shume se gjysma e anetareve jane te zgjedhur mes profesionisteve nga sistemi dhe jo nga politika.
KLGJ dhe KLP te dyja se bashku kane ne dispozicion 22 persona nga 12 persona qe ka KPK, pra ka nje diference te dukshme potencialesh njerezore.
Pra mundesite per vazhdimin pa probleme te Vetingut jane reale dhe plotesisht te mundshme.
Po kush e propozon shtyrjen e Vetingut?
Rilindja publikisht ka pohuar se shtyrjen e afatit te KPK se Vetingut e paska sugjeruar ONM.
Çfare paradoksi i trashe dhe spekulativ.
ONM ka te percaktuar shume qarte, qe ka vetem nje rol ndihmes ne zbatimin e legjislacionit per Vetingun.
ONM nuk ka asnje funksion apo rol ne sugjerimin apo propozimin e reformave kushtetuese apo te cdo lloji ne fushen e drejtesise.
ONM u vendos edhe ne Kushtetute si nje garanci shtese qe zbatimi, e perseris zbatimi i reformes do te ishte korrekt sikurse u miratua me 140 vota ne 21-22 korrik.
ONM eshte perbuzur nga rilindja kaq e kaq here jo vetem kur sugjeronte mosperfshirjen e mjaft kandidateve ne KLGJ dhe KLP qe rilindja i zgjodhi, po adhtu edhe gjate zbatimit te Vetingut ku jo vetem i jane perbuzur por edhe jane shantazhuar nga rilindja.
Kushtetuta e ka shume te qarte zgjidhjen.
Ndaj pazari me zgjatjen Vetingut eshte thjesht nje batkçillek politik, qe legjitimon kapjen e drejtesise nga rilindja dhe betonimin e pandeshkueshmerise se saj.
Drejtesia ne Shqiperi kerkon nje analize shume te thelle per kolapsin dhe krizen e thelle ku ka hyre.
Qytetaret ndersa ka hyre viti i gjashte i reformes ne drejtesi po shohin zero rezultate dhe regres te thelle dhe kjo eshte shume e rende.
Bisnesi po perballet me nje pasiguri juridike ekstreme qe po dekurajon investimet dhe po varferon thelke ekonomine e vendit dhe qytetaret e thjeshte.
Skaneri i drejtesise nuk mund te shmanget më me arrnat dhe pazaret e zgjatjes se Vetingut.