Ditën e djeshme në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet lokale. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për herë të parë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve.
Me anë të një konference për shtyp, Albin Kurti është shprehur se Lëvizja Vetëvendosja ëshët subjekti më i madh politikë në vend dhe më i votuari, si në zgjedhjet e përgjithshme edhe në ato lokale pavarësisht se nuk arriti që të fitonte asnjë komunë në raundin e parë. Ndër të tjera ai ëshët shprehur optimist për fitoren e ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia i cili kandidon për komunën e Prishtinës
“Më vjen mirë që jeni e kënaqur me punën e ministrit Vitia edhe unë jam shumë i kënaqur. Ai është liruar nga detyra dhe është në garë për Prishtinën ku prin qartazi. Ku unë besoj se do jetë kryetar i kryeqytetit.”, është shprehur Albin Kurti.
Ndër të tjera ai ka thënë se zgjedhjet e 14 shkurtit nuk mund t’i krahasoj me zgjedhjet që janë zhvilluar së fundmi në Kosovë.
”Sa i përket zgjedhjeve të 14 shkurtit nuk mund ti krahasojmë me zgjedhjet e sotme sepse në krye kanë qenë njerëz që sot kryesojnë 3 institucione. Në atë listë ku unë, kryeparlamentari dhe presidentja Vjosa Osmani është e pashembullt. Nuk ka më kështu liste.”-tha Kurti.
Kurti më tej është shprehur se VV-ja ka folur më shumë për çështjet nacionale sesa ato lokale. Ndër të tjera ai ka qëndruar optimistë se kandidatët e VV-së do të marrin fitore në raundin e dytë.
‘Sa i përket zgjedhjeve të 14 shkurtit nuk mund ti krahasojmë me zgjedhjet e sotme sepse në krye kanë qenë njerëz që sot kryesojnë 3 institucione. Në atë listë ku unë, kryeparlamentari dhe presidentja Vjosa Osmani është e pashembullt. Nuk ka më shtu liste.’-shtoi Kurti