Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Theth. Iplagosur me automatik ka mbetur një 47 vjeçar me inicialet G.T. Nga burimet zyrtare bëhet me dije mësohet se 47-vjeçari është transportuar në spitali, ku ndodhet edhe nën kujdsin e mjekëve.
Aktualisht ai ndodhet në qendrën shëndetësore ku dhe po merr ndihmë mjekësore.
Burime bëjnë me dije se 47-vjeçari punonte si murator dhe dyshohet të ketë qenë pikërisht puna e tij që ka çuar në plagosjen me armë.Gjithashtu mësohet se policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe po punon për arrestimin e tij. Deri më tani nuk bëhen ende të qarta shkaqet dhe motivet e kësaj plagosje.
Policia e Shkodrës ka mbërritur në vendngjarje, po ashtu edhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbaardhjen e plot të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i Policisë
Informacion paraprak.
Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.
Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.