Skip to content
Kronikë

Policia Rrugore me “dorë të hekurt”, gjobit shoferët e “pabindur”

· 2 min lexim

Policia Rrugore ka vazhduar me kontrollet e imtësishme në akset rrugore Kavajë-Rrogozhinë dhe Kavajë Durrës ku janë gjobitur 102 shoferë të cilët kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit, në të dyja kahet e lëvizjes, gjatë  sezonit turistik janë konstatuar shpejtësi deri në 167 km/h në kulmin e fluksit shumë të shtuar. Si rezultat i kontrolleve  intensive  vetëm javën  e  fundit  janë  pezulluar  25 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 129 km/h deri në 152 km/h.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Kontrolle me radar në rrugën interurbane Kavajë-Rrogozhinë  e Kavajë –Durrës.

Kontrollet për të evidentuar dhe  ndëshkuar ata drejtues mjetesh që  qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara  dhe kryejnë parakalime të gabuara, rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore me pasoja për jetën.

Në zbatim të detyrave dhe masave të përcaktuara në Planin operacional  për rritjen e sigurisë rrugore përgjatë sezonit turistik e në vijimësi, Policia Rrugore e Kavajës,  ka vijuar kontrollet intensive gjatë dy muajve të fundit duke përdorur radarin  📸 në rrugën interurbane Kavajë-Rrogozhinë e Kavajë-Durrës, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.

Gjatë kontrollit, në të dyja kahet e lëvizjes, gjatë  sezonit turistik janë konstatuar shpejtësi deri në 167 km/h në kulmin e fluksit shumë të shtuar.

Si rezulatat i kontrollleve  intensive  vetëm javën  e  fundit  janë  pezulluar  25 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara që varonin nga 129 km/h deri në 152 km/h.

Gjithashtu janë vendosur 102  masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë po pa sanksionin plotësues , si dhe janë vendosur 8 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurtë, mos fluturoni  se shpejtësia vret  jetë.

Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e nga Korça në Berat si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik.

#ZbatoRregullatUdhëtoiSigurt

#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos

#MosPërdorAlkool🥃GjatëDrejtimitTëAutomjetit