Skip to content
Kosovë

Numër i lartë infektimesh nga Covid-19 në Kosovë, 21 viktima në 24 orë

· 2 min lexim

Numri i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë mbetet I lartë në 24 orët e fundit. Nga 10.609 testime, 1.278 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin, ndërsa janë shënuar 21 raste të vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.346 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza të vaksinës. Në total numri i rasteve aktive është 26.534. Deri më sot 306.287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Instituti I Shëndetit Publik u bën thirrje qytetarëve të mbajnë maskën mbrojtëse, të ruajnë distancën fizike dhe të mbajnë higjenën.

Njoftimi i plotë i IKSHPK:

04 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.346 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza të vaksinës.

Deri më sot 306.287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.609 testime, 1.278 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 21 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.248 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122.140.

Në total numri i rasteve aktive është 26.534.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!