Banorët e fshatit Madhesh në Mat paralajmërojnë se do të braktisin fshatin në qoftë se në atë zonë ndërtohet HEC-i. Mësohet se do të mbahen protesta në Madhesh të Madh dhe para Bashkisë së Matit. Gjithashtu thuhet se çështja në fjalë do të dërgohet në Gjykatë.
“Banoret do te braktisin fshatin, nëse ndërtohet HEC-i. Protestat ne Madhesh te Matit dhe para bashkisë: Kryetari i bashkisë po na merr ujin. Çështja dërgohet ne gjykate.”, shkruan Qendra Alert.
View this post on Instagram
Banorët e fshatit Madhesh në Mat, mbështetur edhe nga aktivist të shoqërisë civile kanë protestuar më datën 20 korrik përpara Bashkisë së Matit, kundër ndërtimit të një hidrocentralit në rrjedhën e lumit të Lunresë.
Banorët e zonës kanë akuzuar kryetarin e Bashkisë, Agron Malaj lidhur me këtë çështje dhe thonë se HEC-i që ju merr ujin po ndërtohet nga firma e tij e cila administohet nga i vëllai, Fatos Malaj.
Mësohet se për aktivitetin e këtyre HEC-ve, kryebashkiaku Agron Malaj ka krijuar firmën tjetër “Traja & Madhesh”, ku vëllai i tij Fatos Malaj është aksioner me 80%. Procedurat për ndërtimin e këtij HEC-i kanë nisur që në fillim të vitit 2020-të.
Banorët e zonës janë shprehur se për ndërtimin e HEC-it nuk është marrë dakordësia dhe dëgjesat publike janë bërë në kohën kur vendi ishte izoluar totalisht prej pandemisë së COVID-19. Zona e Ulëzës, ku është projektuar të ndërtohet HEC-i i Madheshit është shpallur në vitin 2013, Rezervat Natyror i Menaxhuar/Park Natyror, i kategorisë së IV. Projekti po kërkohet të zhvillohet nga kompania “A.R.M-Albania sh.p.k”, që rezulton të jetë nën administrimin e Fatos Malaj, vëllai i kryetarit të bashkisë Mat, Agron Malaj.
Në vendimin Nr. 64, datë 07.06.2021 të KLSH, për kontrollin e ligjshmërisë së “HEC-Traja 1” dhe “HEC Madhesh” mbi lumin e Lunresë, degë e lumit Mat, është konstatuar se me të dhëna false, është hartuar dhe studimi i ndikimit në mjedis të HEC-ve.
Në vendimet Këshillit të Basenit Ujor,është përcaktuar që ndërtimi i këtyre HEC-ve të mos kufizojë furnizimin e banorëve me ujë për vaditje, ndërsa sipas projektit të ndërtimit, uji për vaditje do zhduket.
Banorët kanë nisur edhe një betejë gjyqësore në Gjykatën Administrative të Apelit, pas pushimit të çështjes nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë. Por kjo nuk është hera e parë që Agron Malaj i cili ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit, sot kryetari i bashkisë Mat është akuzuar edhe më parë për tendera.
Tenderat e marrë
Malaj ‘është pronar’ i kompanisë Global Security, ku që pas marrjes së detyrës si kryebashkiak ja ka kaluar pronësinë vëllait të tij, Fatos Malaj. Kjo kompani është akuzuar për marrjen e disa fondeve fiktive ku një ndër ta ishte 3.4 milion euro dhe ju dha nga bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliajn.
Gjithashtu edhe spitali i Vlorës i ka dhënë tender “dhuratë” kësaj kompanie. Në rastin konkret rezulton se Spitali Rajonal Vlorë i ka dhënë një tender prej gati 100 milionë lekësh të vjetra me TVSH kompanisë së Kryetarit të Bashkisë Mat, Agron Malaj. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-60437-06-08-2020 dhe me objekt “Shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë fizike për nevoja të Spitalit Rajonal Vlorë”.
Skandali me rrogat
Edhe pse kjo kompani ka mundur që të marrë miliona euro tendera, rojet e Uzinës së Ferrokromit në Burrel po torturohen në maksimum pasi punojnë 240 orë në muaj për 30 mijë lek dhe ato kanë 2 muaj pa i marrë.
Pas denoncimit të bërë disa kohë më parë që ai nuk u jepte asnjë ditë pushim punjoësve ndryshoi taktike.
Duke i kaluar një herë në 3 ditë 16 orë pa ndërprerje dhe pastaj duke u dhënë një ditë pushim, por punonjësit sërish 240 orë punë në muaj bëjnë.
Sipas kodit të punë një punonjës në Shqipëri duhet të punojë maksimumi 40 orë në javë.
Këto orë mund të jenë të ndara në 5 ditët e javës punë (nga e hëna në të premte dhe fundjava (e shtunë, e dielë) pushim, ose mund të jenë edhe 6 ditë punë duke reduktuar orarin ditor dhe të marrë 1 ditë pushim.
Por, punëdhënësi e ka të detyrueshme që ti japë punonjësit të tij të paktën 36 orë pushim pa ndërprerje në javë.
Nëse dikush e mbyll punën të shtunën në orën 16:00, sipas ligjit ai duhet të jetë pushim deri të hënën në orën 08:00.
Ligji shqiptar parashikon edhe orët shtesë në punë të cilat vendosen midis punonjësit dhe punëdhënësit, por sërish orët e punës në një javë nuk mund ti kalojnë 50-të.