SHBA ka shënuar numra rekord të peronave të cilët kanë humbur jetën nga Covid-19. Vetëm në 24 orët e fundit 3124 persona kanë humbur jetën duke e çuar numrin e viktimave nga COVID-19 në SHBA në 636 733.
Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins”, numri i personave të infektuar nga virusi ka tejkaluar 38,7 milionë.
Me mbi 4,3 milionë raste, Kalifornia renditet e para në vend, e pasuar nga Teksasi me mbi 3,5 milionë dhe Florida me mbi 3,2 milionë.
Gjithashtu, me 65 629 vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit më të lartë të viktimave nga COVID-19 dhe ndiqet nga Teksasi me 56 345 vdekje dhe Nju-Jorku me 54 152 vdekje.
Masat kufizuese ndaj Covid-19 janë shtuar në shumë shtete të tjera përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përsëri rezultati është pothuajse i njëjtë, ku regjistrohen çdo ditë shifra alarmante infektimesh. Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve që të ruajnë distancën dhe të respektojnë rregullat për sa i përket masavë anti-Covid, pasi vetëm në këtë lloj forme munden që të mos lejojnë në përhapjen e varianteve të reja të infktimit siç është dhe ai “Delta”. Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë një ndër shtetet të cilat janë prekur më shumë gjatë fillimit të pandemisë ku regjistroheshin raste të reja dhe humbje jete në shifra alarmante.