Në spitalin e Shkodrës është paraqitur një person i plagosur i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve zyrtare bëhet me dije se personi në fjalë ka marrë plagë të shkaktuara nga arma e gjahut. I lënduar ka mbetur shtetasi me inicialet Z.P., 72 vjeç, banues në Shllak, Shkodër. “Më datë 28.08.2021, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi Z. P. 72 vjeç, banues në Shllak, Shkodër, pasi në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë gjahu në krah, jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të afërmit e 72-vjeçarit dhe ai vet nuk kanë treguar detaje në lidhje me ngjarjen . Grupi hetimor ka shkuar në vend ngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërsa policinë e ka njoftuar stafi mjekësor pasi ka mbërritur i moshuari dhe kanë konstatuar se një person i plagosur me armë zjarri ka shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal të Shkodrës
Njoftimi i Policisë
Shkodër /Informacion paraprak
Më datë 28.08.2021, ka shkuar në spital për ndihmë mjeksore, shtetasi Z. P. 72 vjeç, banues në Shllak, Shkodër, pasi në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë gjahu në krah, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.