Skip to content
Bota

Nuk ndalen sulmet jashtë aeroportit të Kabulit, raportohet për një shpërthim të tretë (Video)

· 2 min lexim

Një shpërthim i tretë është raportuar jashtë aeroportit të Kabulit të enjten vonë, pasi dy të tjera ndodhën më herët. Nuk dihet ende lokacioni apo nëse ka pasur viktima, por në videot e publikuara duken njerëzit e frikësuar, teksa në sfond dëgjohet qartë zhurma e shpërthimit.

Nga dy shpërthimet e mëparshme u raportuan të pakëtn 60 viktima dhe më shumë se 150 të plagosur, mes tyre gra e fëmijë.

Dy zyrtarë amerikanë kanë thënë se të paktën 12 pjesëtarë të shërbimit amerikan ishin në mesin e atyre që u vranë, duke i bërë ata viktimat e para luftarake amerikane në Afganistan që nga shkurti i vitit 2020. Të vrarët përfshijnë 11 marinsa amerikanë dhe 1 mjek të Marinës. Ndërkohë, dhjetëra të tjerë besohet të jenë të plagosur.

Nuk kishte asnjë përgjegjësi të menjëhershme për sulmin vdekjeprurës e së enjtes, por një zyrtar amerikan i tha Associated Press se “përfundimisht besohej” se ishte kryer nga grupi i Shtetit Islamik (ISIS).

Sulmi i së enjtes erdhi më pak se një ditë pasi Ambasada Amerikane në Kabul paralajmëroi për kërcënime të sigurisë jashtë portave të aeroportit ndërkombëtar të Kabulit. Ambasada Amerikane në Kabul bëri thirrje  që qytetarët amerikanët në Abbey Gate, East Gate dhe North Gate “të largohen menjëherë”.