Dardan Krivaqa është rikthyer sërish në sallën e gjyqit, pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore në Gjykatë. Mjekët kanë vendosur që seanca të vazhdojë, ndërsa avokati i tij dyshon se i arrestuari mund të ketë edhe probleme emocionale.
Avokati Salihu është shprehur për mediat se i arrestuari nuk ka deklaruar asgjë dhe se nuk ka folur as me të. Ai thotë se klienti i tij është mbrojtur në heshtje dhe sipas tij nuk e ka kundërshtuar paraburgimin.
”Ende po e presim vendimin e gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit. Klienti im nuk ka deklaruar asgjë. As me mua nuk ka folur. Në këtë fazë është mbrojtur në heshtje. Kurrgjë s’ka folë. As mua nuk më ka dhënë autorizim që të flasë për të. E ka shfrytëzuar të drejtën me u mbrojtë në heshtje
Nuk e ka kundërshtuar paraburgimin. Çështjet tjera vijnë me kalimin e kohës. Gjendja e tij shëndetësore ishte ashtu e keqe, por mjekët konstatuan se mund të vazhdonte seanca. Nuk e di (çfarë problemesh ka pasur), sigurisht emociale. Ndoshta ka edhe raport mjekësor që d otë bëhet, por atë e merr gjykata”, tha avokati Salihu.
Kujtojmë se disa ditë më parë Dardan Krivaqa dhunoi për vdekje bashkëjetuesen e tij, Marigona Osmani dhe më pas së bashku me shokun e tij Arbër Sejdiu e la pa shenja jete në dyert e spitalit të Ferizajt. Kjo ngjarje e rëndë solli reagime të shumta edhe nga radhët e politikës në Kosovë.