Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në plazhin e Spillesë në Kavajë. Dy pushues janë mbytur në det paraditen e sotme. Sipas informacioneve zyrtare mësohet se këta persona, ende të paidentifikuar, janë nga Maqedonia e Veriut. Ata janë mbytur si pasojë e dallgëve të mëdha. “Rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore ende të paidentifikuar,(dyshohet se janë shtetas Maqedonas), rreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det., thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së shtetit.
Sipas burimeve dy shtetasit janë rreth 70-vjeç. Policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëhetë në vendngjarje. Po ashtu edhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore ende të paidentifikuar,(dyshohet se janë shtetas Maqedonas), rreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njoftimi paraprak i policisë.
Në një njoftim të dytë lidhur me ngjarjen policia informon se shtetasit që humbën jetën si pasojë e mbytjes në det janë M. M., 79 vjeç dhe C. M., 78 vjeç, pushues nga Maqedonia e Veriut.
Njoftimi i Policisë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se: Shtetasit që humbën jetën si pasojë e mbytjes në det janë M. M., 79 vjeç dhe C. M., 78 vjeç, pushues nga Maqedonia e Veriut.Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.