Tërmeti i fuqishëm që tronditi vendin e Haitit po vazhdon akoma dhe po lë viktima dhe pasoja të tjera. Përpos fakteve që janë shkatërruar mijëra banesa dhe rrugë nuk lë pas dhe numrin e viktimave i cili po shtohet çdo ditë edhe më shumë. Deri më tani raportohet se kanë mbetur të pastrehë pothuajse rreth 30 mijë familje dhe kanë humbur jetën 1.941 persona ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për trupa të tjerë të pajetë poshtë rrënojave.
Mbi 10 mijë njerëz janë plagosur dhe shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur. Reshjet e dendura të shiut në Karaibe e kanë vështirësuar më shumë punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit ndërsa shumë persona të tjerë kanë mbetur të pastrehuar dhe po përballen me përmbytjet.
Më shumë se 100 njerëz u përpoqën për të riparuar mbulesat e improvizuara të bëra nga shtylla druri dhe llastik që u shkatërruan nga stuhia brenda natës në një kamp të improvizuar. Mathieu Jameson, nënkryetar i një komiteti të formuar nga banorët e qytetit të tendave, tha se qindra njerëz atje kishin nevojë urgjente për ushqim, strehim dhe kujdes mjekësor.
“Ne nuk kemi mjek. Nuk kemi ushqim. Çdo mëngjes më shumë njerëz po vijnë. Ne nuk kemi banjo, nuk kemi vend për të fjetur. Ne kemi nevojë për ushqim, kemi nevojë për më shumë çadra, “tha Jameson, duke shtuar se qyteti i tendave ishte ende duke pritur për ndihmën e qeverisë.
Dhjetëra familje të tjera kanë rrezikuar jetët e tyre dhe janë futur në shtëpitë e tyrë të dëmtuara për të mos qëndruar jashtë ku duhet të përballeshin me reshjet e shumta të shiut.