Skip to content
Bota

Gjermania bën bilancin e përmbytjeve, miliarda euro humbje

· 2 min lexim

Në një bilanc paraprak për përmytjet masive që pushtuan vendin gjatë muajit korrik, zyrtarët gjerman kanë bërë me dije se dëmet e shkaktuara mund të shkojnë më shumë se 26 miliardë euro.

Kostoja vetëm në shtetin e Nordrhein-Westfalen pritet të jetë më shumë se 13 miliardë euro, tha Kryeministri Armin Laschet në një sesion special të parlamentit të rajonit të hënën.

Dëmi në shtetin fqinj të Rheinland-Pfalzit që rezultoi nga përmbytjet, të cilat lanë 184 të vdekur në të dy rajonet, pritej të jetë të paktën po aq i lartë.

Fondi i planifikuar kombëtar për rindërtimin do të duhej të përfshinte fonde midis 20 dhe 30 miliardë eurosh, tha Laschet, i cili është gjithashtu kandidati kryesor për të pasuar Angela Merkelin si kancelare gjermane pas zgjedhjeve kombëtare të muajit të ardhshëm.

Laschet tha se tani shpreson që një seancë e veçantë e parlamentit gjerman në Berlin do të nënshkruajë fondin për të siguruar rrjedhjen e shpejtë të parave nga fondi.

Vetëm në Nordrhein-Ëestfalen, më shumë se 150 shkolla u dëmtuan, së bashku me më shumë se 200 qendra të kujdesit ditor, tha ai.

Qendrat mjekësore si dhe më shumë se 50 farmaci u dëmtuan nga përmbytjet, të cilat Laschet e përshkroi si fatkeqësia më e keqe natyrore që goditi shtetin e tij që nga themelimi i republikës federale gjermane në vitet menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.