Skip to content
Kosovë

Asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë, 269 raste pozitive në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Kosova ka raportuar 269 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, nga 4492 testime të kryera. Një shifër kjo më e ulët në krahasim me ditën e djeshme, kur u shënuan 352 raste. Në ndryshim nga dje, sot nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi, ndërsa janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 105 757.

Numri total i rasteve aktive është aktualisht 1903. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë u bën thirrje qytetarëve që të mbajnë maskën mbrojtëse dhe të respektojnë distancën fizike e po ashtu të mbajnë higjenën. Ndërkohë, më herët IKSHPK ka u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të parandaluar rritjen e rasteve të reja dhe hospitalizimeve, gjë që do të çonte në një tjetër mbyllje të vendit.

Njoftimi i plotë i IKSHPK:                       

08 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 4.492 testime, 269 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.757.

Në total numri i rasteve aktive është 1.903.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!