Policia Rrugore përgjatë kësaj jave në të gjithë territorin e vendit ka ndëshkuar me gjoba 1994 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Ndërsa në kryeqytet përgjatë kësaj jave janë ndëshkuar me masa administrative 432 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme.
Njoftimi i Policisë
Krahas telefonatave të shumta që adresohen çdo ditë në numrin e emergjencave 112, shumë qytetarë kanë zgjedhur të denoncojnë veprimtari të paligjshme në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, nëpërmjet të cilit tashmë janë në gjendje të kontrollojnë edhe reagimin e strukturave përgjegjëse të Policisë së Shtetit, për njoftimet e adresuara nëpërmjet këtij aplikacioni.
Rrugorët e kryeqytetit kanë monitoruar me kujdes dhe profesionalizëm maksimal të gjitha njoftimet e adresuara nga qytetarët, një pjesë e të cilave janë edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si ushtrim aktiviteti të palicencuar nga mjetet e përdorimit vetjak, shkelje të sinjalizimit rrugor, gara shpejtësie, parakalime të gabuara etj.
Shumica e njoftimeve janë mbi informalitetin në fushën e transportit publik, kryesisht në zonat periferike të kryeqytetit apo rrugë në të cilat prezenca fizike e Policisë është më e reduktuar. Falë aplikacionit, qytetarët kanë mundësinë që të jenë “Syri i Policisë” edhe në zonat më të largëta.
Falë njoftimeve të sakta të adresuara në Komisariatin Dixhital, rrugorët e kryeqytetit këtë javë kanë mundur të identifikojnë në kohë dhe të procedojnë administrativisht 432 drejtues mjetesh, konkretisht:
- 31 drejtues të automjeteve të ndryshme, të cilat janë denoncuar për ushtrim aktiviteti të palicencuar në fushën e transportit publik ose jo në përputhje me kushtet dhe kufizimet e licencave;
- 22 drejtues automjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor);
- 123 drejtues automjetesh për qarkullim në korsitë e shërbimit publik;
- 46 drejtues automjetesh për parakalime të gabuara;
- 19 drejtues automjetesh për veprime të rrezikshme dhe gara shpejtësie;
- 191 drejtues automjetesh për shkelje të tjera të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.
Ndërkohë, në të gjithë vendin, gjatë kësaj jave, si rezulat i denoncimeve të qytetarëve në Komisariatin Dixhital, janë ndëshkuar me masë administrative 1994 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
#KomisariatiDixhitalNeDorenTuaj
#KomisariatiDixhitalGaranciPerPolicimObjektivDheProfesional
#MeKomisariatinDixhitalJemiKudoDheKurdo
#FaleJushTashmeMeShume