Izraeli ka vendosur që fëmijët nga mosha 5 deri në 11 vjeç që kanë probleme shëndetësore, mund të vaksinohen për Covid-19 që nga 1 gushti.
Ministria izraelite e shëndetësisë dha dritën jeshile për vaksinimin fëmijëve që janë në rrezik të konsiderueshëm të sëmundjeve serioze ose vdekjes nga koronavirusi.
“Ky është një autorizim i veçantë dhe secili vaksinim do të studiohet rast pas rasti”, i tha AFP të mërkurën një zëdhënës i ministrisë.
Ministria e shëndetësisë lëshoi të martën një listë të problemeve mjekësore ku këshillohej një vaksinim. Ato përfshijnë fëmijë me probleme të trurit, zemrës ose mushkërive, anemi të qelizave drapër, hipertension pulmonar dhe mbipesha të rënda. Atyre do t’u ofrohet një dozë Pfizer / BioNTech prej 0,1 mililitër, tre herë më pak se vaksina standarde.
Muajin e kaluar, zyrtarët shëndetësorë e zgjeruan vaksinimin tek fëmijët e moshës 12 deri në 16 vjeç. Rreth 55 për qind e popullsisë së Izraelit është vaksinuar plotësisht me Pfizer, falë një fushate masive të nisur në fund të dhjetorit pas një marrëveshje me gjigantin farmaceutik.
Numrat e infektimeve ranë në mënyrë drastike, gjë që bëri që Izraeli të hiqte një pjesë të masave kufizuese. Por menjëherë më vonë, ndërsa rastet u rritën, ministria e shëndetësisë vendosi përsëri një kërkesë që maskat të mbaheshin në vende publike të mbyllura. Autoritetet kanë mneduar gjithahstu që në eventet me më shumë se 100 njerëz, të lejohen ata që janë vaksinuar, e kanë kaluar virusin ose janë testuar negativisht.