Britania e Madhe ka planifikuar të heqë karantinën për të gjithë vizitorët e vaksinuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga vendet e Bashkimit Europian. Vendimi i qeverisë pritet të konfirmohet së shpejti dhe pritet të jetë një nxitje e madhe për linjat ajrore dhe kompanitë e udhëtimit.
Prej kohësh qeveria britanike ka marrë Kritika nga industria e udhëtimeve. Pasi vonesat në heqjen e kufizimeve e kanë lejuar BE-në të jetë më para në tërheqjen e turistëve.
Sipas Reuters, ndryshimi pritet të hyjë në fuqi prej javës së ardhshme, ndërsa kryeministri Boris Johnson u shpreh se ai dëshiron që qytetarët amerikanë të vijnë në Angli lirshëm dhe po diskuton.
Me ndryshimet e pritshme ne rregullat e karantinës pritet të çojnë në një qarkullim të dyanshëm të trafikut, mes Bashkimit Europian dhe ishullit, por për transportuesit transatlantikë British Airways dhe Virgin Atlantic, avionët do të transportojnë kryesisht qytetarë amerikanë në Angli sepse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ndalojnë pothuajse të gjithë shtetasit jo-amerikanë që kanë qenë në Britani
Kryeministri Johnson ka thënë se ai shpreson ta ndryshojë këtë gjë dhe u shpreh në një intervistë se është duke folur me SHBA-të për një marrëveshje të mundshme, e cila do të përfshinte udhëtime në të dy drejtimet.