Flamujt e Kosovës janë ulur ditën e sotme në gjysmë shtizë për aksidentin tragjik, që ndodhi mëngjesin e ditës së dielë në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona dhe disa të tjerë mbetën të lënduar midis tyre edhe fëmijë.
Në nderim të viktimave të aksidentit që tronditi vendin, presidentja Vjosa Osmani ka shpallur këtë të hëne ditë zie kombëtare. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendimin që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident rrugor në Republikën e Kroacisë. Gjithashtu si pasojë e ngjarjes tragjike, Presidentja Vjosa Osmani, ka anuluar vizitën e saj në Japoni dhe ditën e nesërme do të niset drejt Kosovës.
Autobusi i kompanisë “Deva Tours” po udhëtonte nga Frankufurti drejt Prishtinës me 69 pasagjerë brenda. Sjellim në vëmendje se ditën e diel drejt Kroacisë udhëtoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, bashkë me disa nga ministritat e kabinetit të tij. Ku dhe vizitoi të lënduarit, të cilët po trajtohen në spitalin në Slavonski Brod, në Kroaci.
Ndërsa, mëngjesin e kësaj të hënë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë (MPJD), Donika Gërvalla, ka treguar se dy nga personat e lënduar gjenden në mjekim intensiv e që njëri prej tyre është në gjendje më të qëndrueshme. Gjithashtu mbrëmjen e djeshme në pranë Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbej” në Prishtinë, janë ndezur 10 qirinjtë që simbolizojnë 10 viktimat.