Brazilianët kanë dalë edhe një herë në protesta për të kërkuar dorëheqjen e presidentit të ekstremit të djathtë. Jair Bolsonaro. Ky I fundit ka qenë vazhdimisht në qendër të akuzave për një menaxhim të dobët të pandemisë e aq më tepër me akuzat e fundit për korrupsion në lidhje me vaksinat.
Demonstruesit marshuan në Rio de Janeiro dhe disa qytete të tjera në mbarë vendin të shtunënpër të treguar indinjatën e tyre dhe zhgënjimin publik në kombin e Amerikës Latine të goditur më rëndë nga pandemia.
Organizatorët e protestës thanë se veprimet ishin planifikuar të zhvilloheshin në 500 vende në të gjithë Brazilin madje dhe jashtë vendit, njoftoi gazeta Folha de S Paulo. Demonstruesit u ankuan për programin e vaksinimit që filloi vonë në Brazil dhe shkallën e lartë të papunësisë, dhe kërkuan më shumë ndihmë urgjente për njerëzit e varfër që po përballen me pandeminë.
Bolsonaro, që e ka nënvlerësuar vazhdimisht ashpërsinë e COVID-19, për muaj me radhë ka hedhur poshtë thirrjet për të vendosur kufizime të shëndetit publik për të ndaluar përhapjen e virusit, i cili ka vrarë më shumë se 548,000 njerëz në të gjithë Brazilin, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Ky është numri i dytë më i lartë i të vdekurve në botë pas Shteteve të Bashkuara.