Kina i është përgjigjur sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke vendosur gjithashtu sanksione ndaj disa zyrtarëve amerikanë, përfshirë ish-sekretarin e tregtisë amerikane Wilbur Ross. Vendimi është bërë me dije të premten, si një reagim ndaj sanksioneve që Amerika ka vendosur ndaj zyrtarëve amerikanë në Hing Kong.
Sanksionet janë të parat nga Kina nën ligjin e saj të ri sanksionues ndaj të huajve, miratuar në qershor dhe vijnë disa ditë para se Zëvendës Sekretari i Shtetit i SHBA Wendy Sherman të vizitojë Kinën mes marrëdhënieve shumë të acaruara kohët e fundit.
Kina gjithashtu vendosi “kundër-sanksione reciproke” të paspecifikuara mbi përfaqësuesit aktualë dhe ish-përfaqësuesit e një sërë organizatash, duke përfshirë Komisionin Ekzekutiv Kongresit për Kinën dhe Komisionin e Shqyrtimit të Ekonomisë dhe Sigurisë SHBA-Kinë.
Institucionet e tjera të përmendura përfshinin Institutin Demokratik Kombëtar për Çështjet Ndërkombëtare, Institutin Republikan Ndërkombëtar, Human Rights Watch (HRW) dhe Këshillin e Demokracisë Hong Kong me bazë në Uashington (HKDC).
“Pala amerikane sajoi të ashtuquajturin këshillues biznesi në Hong Kong, njollosi pa bazë mjedisin tregtar të Hong Kongut dhe sanksionoi në mënyrë të paligjshme zyrtarët kinezë në Hong Kong. Këto veprime shkelën seriozisht ligjin ndërkombëtar dhe parimet themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërhynë seriozisht në punët e brendshme të Kinës”, tha Ministria e Jashtme e Kinës në një deklaratë.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha në një konferencë të rregullt për shtyp se Shtetet e Bashkuara ishin të pandikuara nga lëvizja e Kinës, e cila erdhi pasi Uashingtoni javën e kaluar lëshoi këshillimin e saj të biznesit për Hong Kong dhe vendosi sanksione ndaj më shumë zyrtarëve kinezë mbi shtypjen e Pekinit ndaj demokracisë në Hong Kong.