Skip to content
Bota

Haiti nuk gjen qetësi as në funeralin e presidentit të vrarë, trazira dhe protesta në vend

· 2 min lexim

Situata në Haiti vazhdon të jetë e tensionuar dhe funerali i presidentit të vrarë, Jovenel Moise është ndërprerë disa herë. Shkak janë bërë të shtënat dhe gazi lotsjellës i përdorur ndaj protestuesve, që bënë madje edhe që një delegacion i nivelit të lartë të SHBA të largohej papritur.

Funerali shtetëror në qytetin verior të Cap-Haitien kishte për qëllim nxitjen e unitetit kombëtar, por shqetësimet reflektonin ndarjen e thellë për ngjarjen e 7 qershorit, në të cilën persona të armatosur të huaj ecën dukshëm të pashqetësuar në rezidencën presidenciale dhe qëlluan Moise disa herë, duke plagosur gjithashtu bashkëshorten e tij.

Trazirat filluan disa minuta pasi një bandë me instrumenta dhe një kor i kishës hapën ceremoninë e Moise. Megjithatë ceremonia mortore vazhdoi  me fjalime nga anëtarët e familjes, por u shënua nga thirrjet e zemëruara nga mbështetësit që akuzonin autoritetet për përgjegjësinë për vdekjen e Moise. Thirrjet e tyre arritën që ndonjëherë të dilnin mbi tingujt të muzikës së zymtë të kishës, bën me dije Reuters.

Arkivoli u vendos në një varr betoni të thellë rreth tre metra dhe u mbulua nga shufra hekuri, pastaj u mbyll me dërrasa druri, çimentoje dhe shkëmbinj të mëdhenj. Varri ishte pranë një mauzoleumi për babanë e Moise, i cili vdiq vitin e kaluar.

Për vrasjen e Moise nuk ka ende një përgjigje të qartë se kush është përgjegjës. Policia haitiane ka thënë se ka gjetur ekipin që kreu ekzekutimin dhe publikoi foto të tyre, por ende nuk dihen detaje të tjera.