Rregullatori Europian i Barnave (MEA) ka rekomanduar vaksinën Moderna për fëmijët e moshës 12 deri në 17 vjeç.
Autorizimi nga EMA ndjek autorizimet më të hershme për Pfizer dhe BioNTech për njerëzit e asaj grupmoshe. Autoritetet shëndetësore po nxitojnë të vaksinojnë sa më shumë të rinj që të jetë e mundur në javët e ardhshme para se të hapin shkollat. Aksionet e Moderna u rritën me 4.7% pa këtij lajmi.
Siguria e përgjithshme e vaksinës Moderna u konfirmua në studimin e adoleshentëve, tha EMA. Ajo zbuloi se vaksina prodhonte një përgjigje të krahasueshme të antitrupave tek 12-të-17-vjeçarë me atë të parë tek të rriturit e moshës 18 deri në 25 vjeç. Injeksioni do t’u jepet fëmijëve në dy doza, me katër javë larg njëra tjetrës.
Vendimi i EMA vjen ndërsa numrat e infektimeve me Covid po rriten përsëri në të gjithë Evropën, pavarësisht nga fakti se rreth gjysma e popullsisë së vendeve anëtare si Gjermania, Franca dhe Spanja janë vaksinuar plotësisht. Varianti Delta me përhapje të shpejtë po infekton veçanërisht ata që nuk janë të vaksinuar plotësisht, shumë prej të cilëve janë të rinj. Kjo ka përmbysur disa plane të rihapjes, sezonin e komplikuar të pushimeve dhe ka ngritur shqetësime në lidhje me numrin potencialisht të madh të njerëzve që vuajnë nga i ashtuquajturi “Covid afatgjatë”.
Rregullatorët po shqyrtojnë, ndër të tjera, raportet e rasteve të rralla të inflamacionit kardiak të njohur si miokardit dhe perikardit. Pavarësisht kësaj, përfitimet e mundshme të vaksinimit të adoleshentëve kundër Covid janë më të mëdha sesa rreziqet, ka thënë Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Studimi Moderna, i cili përfshiu rreth 3,700 fëmijë, është shumë i vogël për të zbuluar efekte anësore “të reja të rralla” ose për të vlerësuar rrezikun e inflamacionit të zemrës, tha agjencia EMA. Agjencia po vazhdon të monitorojë profilet e sigurisë dhe efikasitetit të kësaj vaksine dhe vaksinave të tjera të aprovuara.