Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë publike shifrat e 24 orëve të fundit. Lajmi mirë është se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërsa nga 358 testime të bëra në të gjithë territorin e vendit kanë rezultuar pozitiv me virusin e rrezikshëm 5 qytetarë. Ditën e sotme kanë arritur ta fitojnë betejën me COVID-19, 8 qytetarë. Numri i rasteve aktive në total në të gjithë Kosovën është 104. Ministria e Shëndetësisë gjithashtu iu ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikmëri të gjitha masat e vendosura anti-COVID.
Gjithashtu iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen sa mëparë, kujtojmë se në Kosovë mund të vaksinohen të gjithë qytetarët që janë mbi moshën 18-vjeç.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë
21 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 358 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.557.
Në total numri i rasteve aktive është 104.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!