Skip to content
Kosovë

COVID-19 në Kosovë/ Asnjë humbje jete dhe dy raste të reja në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë publike të dhënat e fundit lidhur me pandeminë e COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi. Gjithashtu nga 1.091 testim, pozitivë me virusin e rrezikshëm kanë rezultuar tre qytetarë.

Lajm i mirë  është se në orët e fundit betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar dy qytetarë. Numri i rasteve pozitive me COVID-19 deri tani ka shkuar në 107 mijë e 906. Gjithashtu që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 2 mijë e 264 persona si pasojë e këtij virusi. Ndërsa në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 104. Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve që të ruajnë vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikmëri masat e vendosura anti-COVID. Të dhënat i ka dhënë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

18 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.091 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.538.

Në total numri i rasteve aktive është 104.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!