Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias. Kurti ka theksuar rëndësinë që ka përkrahja e e shtetit grek për liberalzimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ministri grek tha se Greqia ëhstë e interesuar që të forcojë marrëdhëniet bilatreale me Kosovën dhe shprehu vullnetin për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.
Njoftimi i kryeministrisë:
Greqia dhe Kosova duhet të forcojnë marrëdhëniet bilaterale për shkak të lidhjeve të gjata historike dhe qëllimit të përbashkët për një të ardhme më të mirë në Ballkan, ka thënë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, në Athinë.
Duke e vlerësuar rolin e politikës së jashtme greke ndaj Kosovës, kryeministri Kurti tha se njohja e pavarësisë së Kosovës do t’i kontribuonte paqes dhe sigurisë në rajon. Kryeministri theksoi edhe rëndësinë që ka përkrahja e shtetit grek për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ministri i Jashtëm grek tha se duke pasur parasysh historinë dhe gjeografinë e përbashkët të rajonit Greqia është shumë e interesuar të forcojë marrëdhëniet bilaterale me Kosovën. Ai shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e shtetit grek për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomiko-tregtar dhe për investime të reja në Kosovë.
Ministri Dendias tha se Greqia vazhdimisht avokon për liberalizmin e vizave dhe se do të përkrahë e ta ndihmojë Kosovën në rrugën europiane dhe euro-atlantike.
Në takim u diskutua edhe për zhvillimet politike dhe projektet energjetike rajonale.