Kryeministri Boris Johnosn ka paralajmëruar britanikët ditën e sotme se pandemia ende nuk ka mbaruar, ndërsa konfirmoi planet për të hequr shumicën e kufizimeve në 19 korrik. Johnson iu lut britanikëve të mos tregoheshin të shkujdesur dhe t’i përmbaheshin udhëzimeve të reja të rrepta.
Megjithëse faza e fundit e lehtësimit të bllokimit do të vazhdojë, maskat do të inkurajohen ende në ambientet e brendshme dhe pasaportat e vaksinës do tër ikthehen. Kryeministri tha britanik se ai shpresonte se ndryshimet do të ishin të pakthyeshme por e pranoi se asgjë nuk përjashtohet.
Kryeministri iu lut britanikëve të mos tërhiqen, duke thënë se zhbllokimi nuk duhet të merret si një ftesë nga të gjithë për të pasur gëzim të parakohshëm. Por ai tha se tani ishte koha për të vazhduar përpara me lehtësimin në vend dhe jo në dimër kur sistemi shëndetësor ishte në një gjendje të vështirë.
“Është absolutisht thelbësore që ne të vazhdojmë tani me kujdes. Dhe unë nuk mund ta them këtë mjaftueshëm ose ta përsëris vazhdimisht. Kjo pandemi nuk ka mbaruar. Kjo sëmundje e koronavirusit vazhdon të sjellë rreziqe për ju dhe për familjen tuaj. Ne nuk mund të kthehemi thjesht në çast nga e hëna 19 korrik në jetë siç ishte para Covid”, tha Johnson.