Skip to content
Kosovë

Helmimi nga uji në Deçan, reagon Vjosa Osmani: Pres hetim për zbardhjen e shkaqeve

· 2 min lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Deçan ku më shumë se 800 njerëz janë helmuar nga uji i pijshëm. Në një status në Facebook presidentja shkruan se pret angazhim nga institucionet për t’i ofruar qytetarëve të helmuar trajtimin e duhur shëndetësor.

Osmani ka bërë gjithashtu thirrje që të zbardhen shkaqet e helmimit të qytetarëve dhe të hetohet rasti nga organet e drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Pas lajmit shqetësues për helmimin e një numri të madh të qytetarëve të komunës së Deçanit, kam biseduar me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, të cilët më kanë njoftuar për gjendjen e qytetarëve të helmuar dhe masat që janë marrë nga niveli qendror dhe komunal për t’ju qëndruar pranë qytetarëve të prekur.

Pres nga të gjitha institucionet angazhim të mëtejmë e të plotë në ofrimin e trajtimit adekuat shëndetësor për qytetarët e helmuar, si dhe zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në helmimin e qytetarëve. Një hetim nga organet e drejtësisë është i domosdoshëm dhe duhet të trajtohet me urgjencë.

Qytetarëve të helmuar ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalim të kësaj situate pa pasoja. Si Presidente e Republikës do të mbaj kontakte me të gjitha institucionet qendrore dhe komunale për t’u informuar lidhur me masat e ndërmarra për adresimin e këtij rasti shqetësues për shëndetin e qytetarëve tanë.