Një javë pas ngjarjes së rëndë në Velipojë, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi u plagosën katër anëtarët e familjes Gjoka, një prej tyre nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.
Daniela Gjoka, vetëm 19 vjeçe humbi jetën në spital në Itali pesë ditë pasi ishte dërguar për kurim. Ndërkohë, nëna, motra dhe vëllai i saj janë nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 4 korrik. Në katin e parë të ndërtesës, ku ndodhej ehde kuzhina e hotelit. Bombolat e gazit që ishin në në një magazinë në pjesën e pasme të hotelit shpërthyen njëra pas tjetrës rreth orës 7 të mëngjesit.
Si pasojë pësuan djegie të shumta Daniela Gjoka, 19 vjeçe; Klarisa Gjoka, 15 vjeçe dhe Enrik Gjoka, 12 vjeç dhe nëna e tyre Alketa Gjoka, 40 vjeçe. Ata u nisën për kurim në Itali për shkak të djegieve të shumta që kishin pësuar.
Pas ngjarjes së rëndë u arrestua tregtari ku familja Gjoka në Velipojë furnizohej me gaz. Atij i ishte bllokuar aktiviteti që në 4 korrik, kur u konstatua se gazi i tregtuar nga ai nuk i përmbushte kushtet tekniko-ligjore, ndërsa nuk kishte gjithashtu as licencën përkatëse për ushtruar aktivitetin.