Prej disa ditësh tashmë, situata sa i takon koronavirusit në Kosovë, vijon të jetë e qëndrueshme dhe pa shumë lëvizje në shifra. Edhe këtë të martë, fatmirësisht nuk është raportuar asnjë viktimë nga IKSHPK.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë realizuar 2 143 teste prej të cilave 10 persona kanë rezultuar pozitivë. Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 105,397 persona. Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 52, 975 persona kanë marrë dy doza të vaksinës kundër Covid.
Njoftimi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës
06 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
– Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.397 doza të vaksinës kundër COVID-19.
– Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219.885 doza të vaksinës.
– Deri më sot 52.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
– Nga 2.143 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
– Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
– Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.397.
– Në total numri i rasteve aktive është 152″, shkruhej në njoftimin zyrtar.
Ndërsa ditën e djeshme, nga 1 mijë e 500 testime të bëra në të gjithë territorin e vendit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 vetëm tre qytetarë. Edhe dje, nuk u regjistrua asnjë humbje jete fatmirësisht. Ndërsa në total, numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 168.