Instituti i Shëndetit në Kosovë ka bërë publike të dhënat e orëve të fundit lidhur me pandeminë e COVID-19. Sipas të dhënave të 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 500 testime të bëra në të gjithë territorin e vendit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, tre qytetarë. Ndërsa nuk është regjistruar asnjë humbje jete fatmirësisht.
Lajm i mirë është se betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 5 qytetarë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë është 105,381. Ndërsa në total numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë 158. Ministria e Shëndetësisë iu bënë thirrje qytetarëve që të ruajnë vigjilencën dhe të zbatojnë masat e vendosura anti-COVID.
Njoftimi i Policisë
05 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 569 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 206.443 doza të vaksinës.
Deri më sot 49.616 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.105 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.381.
Në total numri i rasteve aktive është 158.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!