Detaje tronditëse janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Bubq, ku 51-vjeçari Artan Ismalaja qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij 45 vheçe, Klarita. Pas krimit të rëndë ai tentoi edhe të vetëvritej dhe tashmë ndodhet në spitalin e Traumës në gjende të rëndë për jetën.
51-vjeçari e vrau bashkëshorten e tij Brenda makinës, në një magazinë në Bubq ku ishin future me makinën e tyre. Ishte roja e magazinës ai që i gjeti fillimisht, ndërsa ka dhënë edhe dëshminë e tij në polici.
“Fillimisht mendova se ishin në momente intime, dhe u afrova për t’i larguar, por më pas pash viktimën të mbuluar me gjak, atëherë njoftova policinë”, ka thënë punonjësi i sigurisë në lidhje me krimin e rëndë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth mesditës së sotme në fshatin Bubq të Krujës. Sipas burimeve të policisë, viktima ka pasur shenja të shumta thike në trup, gjë që ka sjellë dyshime se mund të jetë torturuar nga bashkëshorti.
Policia ka bërë me dije se çifti ka hyrë brenda magazinës duke ndjekur një kamion që është future për të shkarkuar ushqim për lopët, duke qenë se ambienti ishte stallë lopësh. Nga ana tjetër mbeten ende të paqarta motivet e vrasjes, pasi Policia e Krujës nuk ka asnjë dijeni, duke qenë se çifit jetonte prej vitesh në Tiranë. Gjitashtu sipas pohimeve të familjarëve, çifti nuk ka pasur probleme.