Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka publikuar bilancin në lidhje me pandeminë e COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar dy viktima nga koronavirusi, gjithashtu nga 1.241 testime të bëra në të gjithë territorin e vendit, janë regjistruar 17 raste të reja me virusin e rrezikshëm. Lajm i mirë është se betejën me virusin e kanë fituar 12 qytetarë. Kujtojmë se dri më tani në Kosovë janë infektuar me këtë virus 107 mijë 785 persona. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 196.829 doza të vaksinës.Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve që të ruajnë vigjilencën dhe të zbatojnë masat anti-COVID.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
#Bashkëiadalim 02 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.565 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 196.829 doza të vaksinës.
Deri më sot 47.141 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.241 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.353.
Në total numri i rasteve aktive është 172.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!