Prokurori i Tiranës, Ervin Karanxha, ka kallëzuar në SPAK administratorin e medias “Top Channel”, Ben Blushi, si dhe anëtaren e vettingut Valbona Sanxhaktari. Kallëzimi ndaj tyre bëhet për 3 akuza: “Ushtrim i ndikimit te paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”; “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, si dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Kallëzimi është depozituar ditën e djeshme në Prokurorinë e Posaçme, ku prokurori i Tiranës akuzon Blushin se ka shantazhuar atë dhe familjarët e tij për tri muaj, për shkak të një procesi gjyqësor që po gjykonte motra e tij në Gjykatën e Tiranës. Karanxha shkruan se Ben Blushi dhe media e tij “Top Channel” po i bëjnë presion për të fituar gjyqe në favor të tyre.
Gjithashtu, Prokurori i Tiranës shkruan se “Top Channel” ka shumë gjyqe në Gjykatat Shqiptare. E kallëzuar është dhe anëtarja e trupës së “Vettingut”, Valbona Sanxhaktari. Prokurori Ervin Karanxha thotë në kallëzim se televizioni ka nxjerrë të dhëna nga KPK në lidhje me procesin e “Vettingut”, ndërkohë që për to nuk ishte në dijeni edhe vetë subjekti. Këtë e kanë pohuar dhe më herët avokatët e Karanxhës, të cilët janë shprehur se detaje nga hetimi i Ervin Karanxhës kanë dalë më parë në median “Top Channel”. “OraNews” ka siguruar kallëzimin e Prokurorit Ervin Karanxha: