Në prangat e policisë ditën e sotme ka rënë shtetasi Uka Beganaj, 42 vjeç, banues në Cetinje, Mali i Zi. Arrestimi i tij u bë nga policia kufitare e Hanit të Hotit Shkodër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë në Gjermani, pasi Gjykata Lokale Stade, Gjermani, me vendimin e datës 08.07.2020 e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.
Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.
Njoftimi i policisë:
Interpol Tirana – Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.
Falë bashkëpunimit të ZQK INTERPOL Tirana me Policinë Kufitare të Hanit të Hotit Shkodër, falë edhe kontrollit të detajuar të dokumentacionit, në hyrje u arrestua shtetasi Uka Beganaj, 42 vjeç, banues në Cetinje, Mali i Zi.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë në Gjermani, pasi Gjykata Lokale Stade, Gjermani, me vendimin e datës 08.07.2020 e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.
Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Ëiesbaden Gjermani dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon punën për plotësimin e dokumentacionit për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.