Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë bilancin e orëve të fundit lidhur me pandeminë e COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundi është raportuar për 1 viktimë, gjithashtu nga 1 mijë e 984 teste të bëra në të gjithë territorin e vendit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 14 persona. Lajm i mirë është se betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 12 persona.
Deri tani në Kosovë mbi 107 mijë persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus, 2 mijë e 258 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi ndërsa 105 mijë e 310 janë shëruar nga ky virus.
Gjithashtu në 24 orët e fundit janë dhënë 1.705 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 159.045 doza të vaksinës.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
27 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.705 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 159.045 doza të vaksinës.
Deri më sot 30.552 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.984 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.310.
Në total numri i rasteve aktive është 171.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!