Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e sotme në fshatin Thanasaj në qytetin e Lushnjes. Një 17-vjeçare humbi jetën pasi është rrëzuar nga pema.
Sipas burimeve zyrtare nga policia e shtetit ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 19:30. Mësohet se adoleshentja është dërguar në spitalin e Rrogozhinës nga familjarët, por për fat të keq, vajza nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra e për pasojë ndërroi jetë.
“Sot rreth orës 19:20, në fshatin Thanasaj,Lushnje, një shtetase 17 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar nga pema, e cila është dërguar nga familjarët fillimisht në Spitalin e Rrogozhinës dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në Spitalin e qytetit Durrës, e cila ka ndërruar jetë” – njofton policia.
Gjithashtu mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot rreth orës 19:20, në fshatin Thanasaj, Lushnje, një shtetase 17 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar nga pema, e cila është dërguar nga familjarët fillimisht në Spitalin e Rrogozhinës dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në Spitalin e qytetit Durrës, e cila ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.