Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Jagodinë të Roskovecit, ku dy punonjës të elektrikut (OST) kanë ndërruar jetë pasi janë zënë poshtë nga një shtyllë elektrike e tensionit të lartë.
Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme rreth orës 10:30 në fshatin Jagodinë të Roskovecit, ku dy punonjësit po punonin në një nënstacion elektrik. Punonjësit kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Në bazë të informacionit të shpërndarë nga Policia e Shtetit, kanë ndërruar jetë shtetasit me inicialet Gj.D., 50 vjeç banues në qytetin e Kuçovës dhe shtetasi me inicialet B.S., 64-vjeç, banues në Mallakastër. Mësohet se policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Gjithashtu policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilën ka ndodhur ngjarja.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar.
Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.