Kryeministri i Kosovës, Albi Kurti ka folur në lidhje me takimin e parë që ai do të ketë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel këtë qershor. Kurti ka thënë se ky takim nuk është vazhdim i dialogur, por përballja e aprë me Vuçiç, me të cili nuk është takuar asnjëherë, veç Konferencës së Sigurisë që u mbajt vitin e kaluar në Mynih, ku ishin mbi 30 veta në tryezë. Kurti tha se në këtë takim do të shihet se cili do të jetë kapitulli i dialogut të ardhshëm dhe jo vazhdim për dialogun e mëhershëm.
Takimi mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç pritet të mbahet mes datës 14 dhe 15 qershor në Bruksel.
“Në takimin që do të zhvillohet në Bruksel nuk është takim i vazhdimit të dialogut por përballja e parë, apo takimi i parë me Vuçiçin me të cilin s’jam takuar asnjëherë, për dallim me tryezën që është mbajtur me mbi 30 veta në shkurt të vitit 2020 në konferencës e Sigurisë që mbahet tradicionalisht në Mynih të Gjermanisë. Është takimi i parë dhe aty do ta shohim se çfarë do të jetë kapitulli i dialogut të ardhshëm, është takim i dialogut të ardhshëm por nuk është vazhdim për dialogun e mëhershëm”, deklaroi Kurti.