Hetimet për vdekjen misterioze të 23-vjçares Evgjeni Baxho, kanë marrë një kthesë tjetër. Në fillim u raportua se 23-vjeçarja kishte ndërruar jetë nga një infeksion në dhëmballë. Mësohet se ditën e sotme në polici është paraqitur halla e 23-vjeçares e cila ka dorëzuar një laptop, që përdorej nga mbesa e saj dhe që para disa ditësh, para se të vdiste, ajo e kishte lënë në shtëpinë e hallës. Ajo ka dorëzuar dhe një listë me emrat e miqve të mbesës, që të pyeten nëse kanë dijeni për diçka që mund të ketë lidhje me shkakun e vdekjes së të resë.
Analizat kanë nxjerrë se Baxho ka pasur komplikacione në mushkëri. Po ashtu, ajo ka pasur edhe një infeksion të rëndë në dhëmballë, për të cilin po mjekohej me antibiotikë prej 10 ditësh. Policia ka sekuestruar në banesën e saj disa medikamente dhe receta të lëshuara nga mjekë. Ndërkohë, pritet raporti përfundimtar mjeko-ligjor për të zbuluar shkakun e vdekjes së saj.
Në dokument thuhej se e reja kishte disa shkrime misterioze në barkë, qafë dhe shpinë. Në lidhje me këto lajme ka reaguar edhe daja i viktimës i cili tha se ajo nuk ishte besimtare nuk kishte shkuar në kishë apo xhami. Ai u shpreh se nuk dinte asgjë për shkrimet e gjetura në trupin e saj dhe se këtë ishte informuar nga mediat.
Prokuroria dërgon në gjyq biznesmenin Lul Morina
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në...