Zbardhet detaje nga vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani i Kosovës. Burime nga policia bënë me dije se 3 familjarët dyshohet se kanë vdekur si pasojë e konsumimit të kërpudhave të helmuara. Të nj%jta burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur 4 ditë me parë, ku mësohet se 3 familjarët jane derguar fillimisht ne spitalin e Durrësit, e me tej per trajtim me te specilizuar në Tiranë.
E para qe ka ndërruar jetë ka qenë nëna e familjes Haliti, më pas djali e nusja e tij. Nga dëshmitë e siguruara nga grupi hetimor thuhet se ata kane mbledbur kërpudha në pyll për t’i konsumuar më pas. Policia nisem hetimet me prokurorine. Familja Haliti kishte blerë një banesë në zonen e Gjirit te Lalzit.
Sakaq policia ka proceduar penalisht për vepren ‘mjekim i pakundesshëm’ dy mjekë të qendres shëndetesore në Manez.
Njoftimi i policise:
Manëz/Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qëndrën shëndetësore Manëz, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe ( famijarë), të cilët paraprakisht dyshohet se këta shtetas kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesë janë helmuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.